“Greqia do dorëzohet para Shqipërisë”? Besart Kadia: Ja si do jetë fundi i çështjes

16 Nëntor 2023 | 22:07

Zëvendësministri i jashtëm Besart Kadia tha në emisionin Now në Euronews Albania se Greqia vijon të jetë një partner strategjik që e ka mbështetur Shqipërinë në rrugëtimin e vet evropian.

Teksa komentoi qëndrimin e Greqisë lidhur me kushtëzimin e integrimit të Shqipërisë me çështjen Beleri, Kadia u shpreh i bindur se kjo çështje do kalojë dhe gjërat do ndryshojnë për mirë në raportet mes dy vendeve.

“Debati qëndron tek e ardhmja e marrëdhënieve mes dy vendeve. Ne besojmë dhe urojmë që çështja që është lokale të mos kthehet në çështje të rëndësishme në marrëdhëniet bilaterale, që kanë qenë dhe mbeten të rëndësishme për ne si vend strategjik ku ka shumë shqiptarë që jetojnë, kemi marrëveshje dhe shkëmbim ekonomik. Po flisnim disa muaj më parë për të krijuar dhomën e përbashkët Shqipëri-Greqi. Ishin dhe duhet të mbeten në nivel për atë që është e ardhmja e dy vendeve. Çështja Beleri unë mendoj se do kaloj, besoj se në politikë gjërat ndryshojnë. Diplomacia është e vetmja mënyrë që të mos shkosh në konflikt me një vend tjetër. Ne vazhdojmë të themi që është një çështje e pavarur nga sistemi politik”, tha Kadia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026