“Ka një ‘qytet fantazmë'”- Shqiptari nga Islanda: Sot ranë 500 tërmete brenda natës
Sipërmarrësi shqiptar që jeton në Rejkiavik të Islandës, Samidin Bojaxhiu, është shprehur se vetëm gjatë natës së sotme janë regjistruar rreth 500 tërmete.
Komentet Bojaxhiu i bëri përmes një lidhjeje për “Good Morning Albanians”, ku tha se qyteti i Grindavikut është kthyer në një qytet fantazmë, për shkak të evakuimeve masive që janë bërë, pas të dhënave për shpërthimin e vullkanit që ndodhet aty pranë.
Ai tha se në Islandë qytetarët janë mësuar me tërmetet, pasi sipas tij, ato janë të shpeshta në këtë vend.
“Të jetosh në Islandë do të thotë të bashkëjetosh me tërmetet dhe vullkanet. Tërmetet janë të shpeshta. Ka disa momente që nuk ka tërmete. Kur ka të bëjë me vullkane, atëherë tërmetet fillojnë me javë të tëra.
Nga mesnata deri tani kanë qenë diku te 500 tërmete. Por këto kryesisht janë nën shkallën 2 Rihter. Më i madhi ka qenë 3.8 të shkallës Rihter. Ndërsa më i forti gjatë këtyre ditëve ka qenë 4.8 të shkallës Rihter.
Shkollat në qytetin e Grindavikut janë ndaluar. Ky qytet është kthyer në qytet fantazmë. Aty gjenden pak polici, është edhe brigada emergjente. Janë njësitë e shpëtimit që gjenden aty. Rrugët janë të çara. Në qytete të tjera të Islandës nuk ka pasur shenja për vullkan”, është shprehur Bojaxhiu.
Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar
Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit