Begaj në Panairin e Librit: Gjithçka “flet” shqip, falë shkrimtarëve e botuesve
Presidenti i Republikës Bajram Begaj, vizitoi këtë të premte Panairin e Librit që ka çelur dyert për publikun në Tiranë, për të 26-in vit me radhë.
Kreu i Shtetit u ndal në të gjitha stendat e botuesve shqiptarë të Shqipërisë, të Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.
Gjatë bisedës me botues, shkrimtarë dhe përkthyes Presidenti Begaj u shpreh se në këtë panair gjithcka “flet” shqip, me autorë të vjetër e të rinj, personalitete botërore me influencë në të shkuarën dhe të tashmen, dhe e gjithë kjo falë shkrimtarëve, përkthyesve, botuesve që ndjekin këtë traditë të mirë.
“Përgëzime për të gjithë ata që me pasion për dijen dhe gjuhën amtare po kontribojnë ndjeshëm në ruajtjen dhe forcimin e identitetit tonë kombëtar!”, – u shpreh Presidenti Begaj.
Gjatë kësaj vizite Presidenti i Republikës bisedoi edhe me lexuesit e vegjël, të cilëve u përcolli përgëzime për praninë në panair duke u shprehur se “ata e duan librin, edhe pse janë brez i jetës virtuale dhe kjo është dëshmi e ruajtjes dhe e përcjelljes së një tradite të hershme shqiptare”.
“U ndjeva plot gëzim nga fakti që sërish në panair pashë të gjitha moshat. Të shohësh të gjithë brezat në shtëpinë e dijes, të mbush me urtësi dhe shpresë”, – u shpreh Kreu i Shtetit, i cili e vlerësoi Panairin e Librit si një “bilbiotekë të madhe shqiptare”.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi