VIDEO| Qeni i presidentes moldave kafshon presidentin austriak

17 Nëntor 2023 | 17:25

Gjatë vizitës së presidentit të Austrisë Alexander van der Bellen në Kishinau, ka ndodhur një incident kur qeni i presidentes Maja Sandu kafshoi dorën e liderit austriak, raporton “Politico”.

Incidenti, i cili u kap nga kamerat, ndodhi kur Sandu dhe Van der Bellen po kalonin nëpër oborrin e pallatit presidencial në kryeqytetin e Moldavisë.

Sandu e mori qenin, i cili ishte gjithashtu i pranishëm në takim, për një set fotografik me Van der Bellen dhe presidenten sllovene Natascha Pirc Musar, e cila ishte gjithashtu në Moldavi.

Në një moment, Van der Belen zgjati dorën për të përkëdhelur një qen të quajtur Kodrut, por qeni u hodh drejt tij dhe i kafshoi krahun e djathtë. Sandu kërkoi falje dhe shpjegoi se Kodrut ishte nën stres.

“Shumë njerëz janë të pranishëm”, tha ajo.

Van der Bellen u fotografua më vonë me krahun e tij të fashuar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026