Deklarata e fortë e Putin: Europa po humb identitetin duke u varur nga SHBA-ja

18 Nëntor 2023 | 12:21

Presidenti rus, Vladimir Putin ka deklaruar gjatë një fjalimi në Forumin Kulturor të Shën Petersburgut se vendet europiane varen vetëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në këtë mënyrë kanë humbur identitetin e tyre.

Putin solli në vëmendje se Rusia po përballet me vështirësi në marrëdhëniet me elitat europiane pikërisht prej varësisë që kanë nga SHBA. Sipas tij kjo është një tragjedi.

Ai pranoi gjithashtu se deri në vitin 2014 as që e mendonte se mund të niste një konflikt mes Rusisë dhe Ukrainës.

“Shumë njerëz, duke përfshirë edhe mua, deri në vitin 2014 nuk mund të na kishte shkuar në mendje se mund të kishte një konflikt të tillë midis Rusisë dhe Ukrainës. Nëse do të më kishin thënë më parë që nga viti 2014 se kjo ishte e mundur, unë do t’i thosha: A je i çmendur?”, u shpreh Putin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026