Zgjedhjet presidenciale në Rusi, presidenti Putin miraton kufizime për mediat

14 Nëntor 2023 | 14:49

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka miratuar ndryshimet në ligjin, sipas të cilit zhvillohen zgjedhjet presidenciale, duke vendosur kufizime të reja ndaj mbulimeve mediale, kanë raportuar mediat lokale më 14 nëntor.

Miratimi i ndryshimeve vjen para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale të marsit, në të cilat Putini, që qeverisë me Rusinë në 24 vjetët e fundit, pritet të kërkojë një mandat të ri gjashtëvjeçar.

Putin, 71 vjeç, ende nuk ka njoftuar nëse do të garojë në zgjedhje, duke theksuar se ai do të bëjë publik vendimin e tij vetëm pasi Parlamenti të caktojë zyrtarisht datën e zgjedhjeve.

Sipas amendamenteve që Putin ka miratuar, vetëm gazetarët e punësuar me kontratë nga mediat e regjistruara do të lejohen të mbulojnë takimet e Komisionit të Zgjedhjeve. Këto ndryshime potencialisht do të pamundësojnë që këto aktivitete zgjedhore të mbulohen nga gazetarët e pavarur, sipas REL.

Në ndryshime po ashtu përfshihet ndalimi i mbulimit të veprimeve të Komisionit në bazat ushtarake apo në zonat e tjera ushtarake pa leje paraprake nga autoritetet rajonale apo ushtarake.

Për më tepër, ndryshimet ndalojnë edhe aktivitetet zgjedhore në “burimet e bllokuara”.

Rusia ka intensifikuar shtypjen e opozitës dhe rrjedhjen e informacionit, duke ndaluar një sërë ueb-faqesh dhe shërbimesh, përfshirë Facebook-un dhe Instagram-in. Por, shumë persona përdorin shërbimin VPN për të shmangur bllokimin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026