VIDEO| Superanija kozmike e Elon Musk dështon sërish, humbet kontaktet dhe shpërthen

18 Nëntor 2023 | 20:05

Anija kozmike pa ekuipazh Starship e SpaceX, në pronësi të miliarderit Elon Musk, e zhvilluar për të transportuar astronautët në Hënë dhe më gjerë, arriti në hapësirë ​​për herë të parë të shtunën, por shpërtheu disa minuta më vonë.

Ky ishte testi i dytë i Starship pasi përpjekja e parë për të arritur hapësirën përfundoi me një shpërthim vetëm 4 minuta pas nisjes.

Anija raketore me dy faza u nis nga Starbase pranë Boca Chica në Teksas, në lindje të Broënsville, në një fluturim të planifikuar 90-minutësh pa ekuipazh në hapësirë.

Nëse do të ishte e suksesshme, raketa do të kishte përfunduar duke u ulur në oqeanin Paqësor afër Haëait. Kompania shpreson që raketa mund të menaxhojë përfundimisht një udhëtim rreth Tokës, i cili mund të zgjasë një orë e gjysmë.

Por rreth dy minuta e gjysmë pas fluturimit, dy fazat e anijes u ndanë. SpaceX njoftoi se nuk arriti të merrte një sinjal nga faza e dytë, duke e shpallur raketën si të humbur.

Kompania beson se mekanizmi i vetëshkatërrimit të raketës u aktivizua pasi ajo humbi sinjalin.

Fluturimi i dytë i SpaceX është një përmirësim në krahasim me lëshimin e tij të parë provë në muajin prill, kur të dyja fazat në fund shpërthyen katër minuta pas fluturimit të tij.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026