“Po interpreton studim shkencor”, Rumano: SPAK vlerësim personal për sterilizimin
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar caktoi masën e siguris“Detyrim Paraqitje”, nën akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” për koncesionin e sterilizimit për ish-ministrin e shëndetësisë Ilir Beqaj. Atij nuk i lejohet të largohet nga territori i Shqipërisë dhe duhet të paraqitet çdo të premte në policinë gjyqësore.
Avokati Gentian Rumano tha në emisionin Review në Euronews Albania se SPAK po bën vlerësim personal për dosjen e sterilizimit.
Sipas tij, krahasimi procedural nuk bëhet me vlerësim personal të institucionit, por me ekspertë të fushës që të mund të kundërshtonin studimin e parë.
“Nga ana e prokurorisë po bëhet një interpretim i një studimi shkencor. Një studim shkencor ose rrëzohet nga një studim tjetër ose lihet në fuqi. Deri në këtë moment prokuroria ka bërë një vlerësim personal të kësaj situate pa u bazuar në rrethana të tjera. Nga vendimet që kemi lexuar nuk ekziston asnjë krahasim procedural, që nuk bëhet me vlerësim personal të institucionit por ekspertë të fushës që mund të kundërshtonte studimin e parë”, tha avokati.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta