“Makineritë e sterilizimit aty ishin”, Alimehmeti: Beqaj s’pranoi, kishte këtë plan

18 Nëntor 2023 | 21:00

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar caktoi masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”, nën akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” për koncesionin e sterilizimit për ish-ministrin e shëndetësisë Ilir Beqaj. Atij nuk i lejohet të largohet nga territori i Shqipërisë dhe duhet të paraqitet çdo të premte në policinë gjyqësore.

Mjeku Ilir Alimehmeti tha në emisionin Review në Euronews Albania se hetimi për sterilizimin është i vonuar, ndërkohë që denoncimi është bërë 4 vjet më parë dhe dëmi, nëse ka pasur korrupsion vazhdon.

Alimehmeti tregoi se qendra e sterilizimit ishte gati, e ndërtuar që në vitin 2012 përmes një kredie me vlerë 1,7 mln euro, por që nuk u vu asnjëherë në punë pasi Beqaj nuk e konsideroi të arsyeshme.

“Kjo qendër sterilizimi është ndërtuar që në 2012, është gati, është marrë me kredi 1,7 mln euro dhe përmes një shkrese zyrtare nga drejtoresha e kohës në QSUT, Ogerta Manastirliu që ja drejtonte ministrit Beqaj i kërkon ta vëmë në punë. Kapaciteti ishte 63 mijë sterilizime në vit. Beqaj s’i përgjigjet se kishte këtë planin tjetër, makineritë ishin aty, në qese”, tregoi Alimehmeti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026