“S’ka korrupsion te Sterilizimi”, avokati: SPAK luftë frontale, heton çdo kallëzim

18 Nëntor 2023 | 20:44

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar caktoi masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”, nën akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” për koncesionin e sterilizimit për ish-ministrin e shëndetësisë Ilir Beqaj. Atij nuk i lejohet të largohet nga territori i Shqipërisë dhe duhet të paraqitet çdo të premte në policinë gjyqësore.

Avokati Gentian Rumano tha në emisionin Review në Euronews Albania se koncesioni i sterilizimit jo vetëm që nuk ka korrupsion, por është një procedurë e kryer konform të gjitha standardet e ligjit dhe një sukses për shëndetësinë.

Sipas tij, hetimi i këtij koncesioni vjen për faktin se SPAK i ka hapur luftë frontale korrupsionit dhe heton çdo kallëzim kur bëhet fjalë për  shuma të mëdha parash publike.

“Dyshimet të çojnë drejt akuzës për korrupsion, ndërkohë për një pjesë që e njeh dosjen jo vetëm që korrupsion nuk ka, por që bëhet fjalë për një procedurë që ka qenë tërësisht e domosdoshme, që është realizuar konform të gjitha standardeve të ligjit, një procedurë e nevojshëm që ka rezultuar shumë  e suksesshme për shëndetësinë. Ky hetim vjen nisur nga mënyra si po operohet nga SPAK këto dy vite e fundit; SPAK ka hapur një luftë frontale ndaj korrupsionit dhe për çdo kallëzim që paraqitet i nënshtrohen një hetimi të detajuar deri në zbardhjen e tyre. Koha do ta tregojë se prokuroria ende po heton, është në hapat e dytë, për të çuar drejt zgjidhjes këtë çështje por ka edhe hapa të tjerë. Unë mendoj në cilësinë e avokatit, dosjen s’e shohim dot me detaje, kemi lexuar vetëm 2 vendime të gjykatës”, tha avokati.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026