Persona të armatosur terrorizojnë qytetarët në një lokal në Fushë-Krujë, raporton gazetari Maçi
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë, në orën 19:40, në një lokal në Fushë-Krujë, ku katër persona të maskuar dhe të armatosur kanë dhunuar një person brenda një bar kafe.
Gazetari i Euronews Albania, Merin Maçi tha se ngjarja ka ndodhur në një lokal në afërsi të stacionit të Policisë së Krujës e pavarësisht kësaj ende nuk ka informacione.
I lënduari është Elvis Elezi, një emër i njohur për Policinë dhe një banor i zonës ku ka ndodhur përplasja. Ai ishte i shoqëruar nga miqtë e tij në bar kafen ku katër personat e maskuar e sulmuan duke i shkaktuar dëme në trup.
Personat që kanë dhunuar të riun kanë bërë fillimisht thirrje që klientët e tjerë të mos lëviznin dhe më pas kanë goditur Elvis Elezin që më pas ka shkuar në drejtim të spitalit dhe ka marrë mjekimin e duhur.
[
cite_header=Ngjarja është mbajtur tejet e fshehtë. Kanë kaluar më shumë se 48 orë nga regjistrimi i asaj ngjarje dhe nga ana e Policisë së Fushë-Krujës ende nuk ka një njoftim. Euronews Albania është interesuar dhe pranë drejtorisë vendore të Policisë së Durrësit që mbulon këtë zonë për të mësuar më tepër detaje të lidhura me ngjarjen dhe përsëri informacioni ka qenë shumë i rezervuar.
cite_author=Merin Maçi
cite_description=Gazetar i Euronews Albania
]
Ndërkohë që informacioni i vetëm që ka ardhur pas raportimit të ngjarjes në media bën me dije se 30 vjeçari Elezi ka denoncuar rastin dhe autoritetet kanë marrë pamjet filmike në cilësinë e provës materiale dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.
Lexoni gjithashtu:
Meta për Euronews Albania: Kam informacione se po tentohet që të manipulohen zgjedhjet e 25 prillit
”Tipike për diktatorët”, Rama i përgjigjet Metës për vaksinimin e personaliteteve
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit