Neglizhohet karta e identitetit, 800 mijë qytetarë nuk kanë aplikuar, 100 mijë të tjerë nuk i kanë tërhequr

19 Shkurt 2021 | 15:08

Me gjithë thirrjen e autoriteteve për të rinovuar kartat e identitetit, reagimi i qytetarëve është shumë i ulët. Euronews Albania ishte në një nga zyrat e aplikimit për të parë nga afër procesin, ndërsa mësohet se shifrës prej 800 mijë qytetarëve që nuk kanë aplikuar, i shtohen edhe rreth 100 mijë të tjerë që nuk i kanë tërhequr duke rrezikuar t’i bëhen të pavlefshme.

Teksa zgjedhjet e 25 prillit po afrojnë, rreth 1 milion qytetarëve u ka skaduar ose i skadon deri ditën e zgjedhjeve karta e identitetit ose pasaporta biometrike.

Prej disa javësh autoritetet kanë bërë thirrje vazhdimisht për aplikime, por reagimi nuk ka qenë në nivele të kënaqshme. Si të mos mjaftonte kjo, Euronews Albania mëson se edhe rreth 100 mijë qytetarë të tjerë që kanë aplikuar nuk janë paraqitur për t’i tërhequr, duke rrezikuar t’i bëhen të pavlefshme pas afatit 1-vjeçar.

“Nuk ka fluks, edhe pse ne kemi marrë masa dhe po qëndrojmë në gatishmëri edhe të shtunave në zbatim të urdhrit të drejtorit të përgjithshëm të gjendjes civile. Ndaj ftesa është që qytetarët të vijnë të aplikojnë, nuk ka vonesa fare, në një kohë tejet të shkurtër ne iu ofrojmë shërbimin”, thotë Majlinda Tafaj, specialiste e zyrës së gjendjes civile

Pak ditë më parë, opozita e bashkuar, me anë të një letre i kërkoi ,inistrit të Brendshëm, Blendi Çuçi, zgjatjen e afatit të mjeteve të identifikimit deri më 30 prill për të mos cenuar të drejtën e votës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026