A po lëviz PD? Kadilli: Fushata e Bashës mbi premtime konkrete. Andoni: Njerëzit janë lodhur nga propaganda e Ramës

19 Shkurt 2021 | 15:49

Gazetari Ben Andoni dhe anëtarin i Kryesisë së Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli komentuan në Euronews Albania rezultat e sondazhit të dytë të publikuar një natë më parë në bashkëpunim me kompaninë MRB.

Z. Kadilli tha se me gjithë marzhin e gabimit që mund të kenë sondazhet, opozita është në rritje, për fakti se është duke shpalosur një programin konkret, dhe se po nxjerr individët në terren.

Kjo pasi sipas tij, një premtim bëhet i besueshëm kur ka përballë një fytyrë të besueshme.

Rritja e të pavendosurve për anëtarin i Kryesisë së Partisë Demokratike, shkon në favor të PD, kjo edhe për natyrën e fushës që po bën kryemokrati Lukzim Basha që siç ta është më shumë racionale se sa emocionale.

“Fushata e Bashës është më shumë racionale se sa emocionale. Nëse nuk është konkret premtimi, nuk shkon njëri të votojë. Kjo do t’i shërbejë PD për të rritur mbështetjen”, tha z. Kadilli,

Ndërkohë, për gazetarin Ben Andoni PD pritet të shtohet në muajt vazhdim. Sipas tij,
ndërsa PD po prezanton programin, PS po punon përmes figurës së Ramës për vaksinën dhe rindërtimin, që janë elementë që i kanë lodhur njerëzit.

“Mungojnë shifrat reale për çfarë ka përfunduar dhe çfarë pritet të bëhet, ka dhe një problem të madh me lajmet konfrontuese sa i përket vaksinave. Këto kanë shtuar fashën gri që janë të pavendosurit”, tha gazetari.

Largimin i mbështetësve të LSI, kryesisht tek PD, z. Andon e lidh me fushatën tejet populiste që është duke zhvilluar kjo forcë politike

“Njerëzit duan që programi të shpjegohet thjesht, jo duke denigruar kundërshtarin. LSI po shfaq realisht karakterin e saj, parti mirëfilli pragmatiste”, u shpreh z. Andoni.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026