Policia fshehu sulmin banditesk në Krujë, Vurmo: Toleranca ndaj krimit në këtë zonë i bën bashkëpunëtorë
Katër persona të maskuar dhe me armë në dorë, kanë mësyrë 2 ditë më parë në një lokal në Fushë -Krujë, duke dhunuar brutalisht një 30-vjeçar. Policia nuk raportoi në kohë ngjarjen dhe vetëm sot, pas interesimit të madh mediatik, njoftoi se materialet i janë referuar prokurorisë së Krujës për hetim.
Drejtori i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim Gjergji Vurmo në një intervistë për Euronews Albania tha se Fushë-Kruja është një nga ‘hot spotet’ e krimit të organizuar në vend, ku krimi jo vetëm ka marrë hov, por edhe toleranca ndaj krimit si nga ana e institucioneve, por edhe qytetarët, është në nivele alarmante.
Sipas tij, mungesa e ndjeshmërisë ndaj krimit në këtë zonë ka çuar në kriminalizimin e institucioneve dhe shoqërisë.
“Vetë komuniteti i toleron ngjarje të tilla. Kemi të bëjmë jo vetëm me institucione që tolerojnë, por edhe vetë komuniteti që e toleron. Kryebashkiaku i Krujës është një person me precedentë penalë, por atë e kanë zgjedhur vetë qytetarët”, tha z. Vurmo.
Mosraportimi i ngjarjes në komunikatën e policisë sipas tij, është fshehje e krimit që duhet hetuar nga SHÇBA dhe tregon në një farë mënyrë se policia është bashkëpunëtore në krim.
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane