Ish-ministri Pal Lekaj dënohet nga Gjykata për keqpërdorim të detyrës zyrtare
Ish-kryetari i Komunës së Gjakovës, Pal Lekaj, që ishte edhe ministër i Infrastrukturës në Qeverinë Haradinaj, është shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Gjakovë, për keqpërdorim detyre, nën akuzën lidhur me subvencionet e shpërndara në këtë komunë.
Pal Lekaj u dënua me burg me kusht prej 1 vit e 6 muaj. Dënimi nuk do t’i ekzekutohet nëse për dy vite ai nuk do të kryejë vepra të tjera penale.
Bashkë me Lekajn u dënuan edhe Ismet Isufi ish-drejtor për Bujqësi të komunës së Gjakovës dhe Gani Rama, ish-zyrtar financiar në këtë komunë.
Njëkohësisht Lekajt dhe të tjerëve, iu shqiptua edhe dënimi plotësues që është mos-ushtrimi i funksionit publik për dy vjet si dhe një gjobë në vlerë 69,780 euro, që t’ia kompensojnë komunës, në afat prej 1 viti. Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Lekaj ishte edhe kandidat i AAK-së për deputet.
Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta