“Radoiçiç kërcënon Kosovën?” Gashi: Kriminel në duart e Vuçiç, as frymë s’merr pa të

20 Nëntor 2023 | 14:43

Tomë Gashi, avokati nga Kosova, tha në një intervistë për Euronews Albania se pavarësisht kërcënimeve, nuk ka për të pasur një luftë mes Serbisë dhe Kosovës.

Ai tha se kërcënimet nga Radoiçiç janë të ndikuara nga presidenti i Serbisë Vuçiç, pa të cilin siç u shpreh Gashi, “Radoiçiç as frymë nuk merr”.

Ai tha se Serbia po kërkon të krijojë situata tensioni në Ballkanin Perëndimor, për shkak të ndikimit që ka te ajo Rusia.

“Mendoj se ehte vetëm kërcënim. Radoiçiçi ky kriminel i sofistikuar,  është vetëm një figurë e zbehtë në duart e Vuçiçit. Mendoj se Radoiçiçi as frymë nuk merr pa e pyetur Vuçiçin, ndaj mendoj se këto kërcënime që ka paralajmëruar Kurti,  mendoj se janë vetëm çështje kërcënimi pa pasur një realizim të mundshëm.

Me siguri kryeministri Kurti ia bën këto kërcënime edhe faktorit ndërkombëtar, pasi në të gjitha takimet që ka pasur muajt e fundit, çështja më prioritare ka qenë çështja e sigurisë në Kosovë, sepse çështjet e bisedimeve më Serbinë janë çështje letrash, por nëse Serbia në mënyrë direkte rrezikon Kosovën si shtet, ne duhet ta themi dhe duhet të përgatitemi, për raste të incidenteve.

Megjithatë luftë nuk do të ketë për sa kohë strategjinë e madhe të çështjeve botërore e ka Stoltenberg dhe të tjerë. Ky është mendimi im dhe i strategëve ushtarak. Këto janë çështje të ndikimit të Rusisë te Serbia”,-tha Gashi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian

Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
09:07 | 03/06/2026

Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar. Pesë automjete janë përplasur mes tyre, përfshirë edhe një...
14:20 | 02/06/2026

Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët

Turizmi në Dubai po shfaq shenja rimëkëmbjeje pas muajsh pasigurie të shkaktuar nga konflikti rajonal me Iranin, por autoritetet dhe bizneset e sektorit të mikpritjes...
07:45 | 02/06/2026