Nis procesi i vaksinimit në Elbasan, doza e parë u injektohet 80 mjekëve dhe infermierëve

20 Shkurt 2021 | 14:07

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu u shpreh nga spitali i Elbasanit se sot do të vaksinohen 80 mjekë dhe infermierë.

“Kemi filluar procesin e vaksinimit në Elbasan ku sot vaksinohen 80 mjekë dhe infermierë dhe ky do të jetë një pikë vaksinimi që do t’i shërbejë edhe spitaleve bashkiake të Prrenjasit, Librazhdit, spitalet e qarkut Elbasan”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se vaksinimi do të vijojë të shtrihet në territor, duke përfshirë edhe mjekët e familjes.

“Vijojmë me vaksinimin në të gjitha qendrat e përqendruara të vaksinimit në territor dhe gjithashtu nga java tjetër fillojmë me vaksinimin sipas protokolleve dhe prioriteteve, të mjekëve të familjes”, tha Manastirliu.

I pranishëm në procesin e vaksinimit ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili përgëzoi bluzat e bardha për punën gjatë pandemisë.

“Ndaj me ju keqardhjen e madhe që disa raste abuzuesish dhe batakçinjsh ju bëjnë pis padrejtësisht të gjithëve, por nuk  e heqin dot vlerën e jashtëzakonshme që ju keni treguar në këtë fazë dhe realisht sakrificën e jashtëzakonshme që po bëni, kështu që kurajo, rezistencë, durim edhe angazhim sepse edhe kjo pjesë e këtyre batakçinjëve do të rregullohet hap pas hapi, kërkon kohën e vet” , tha Rama. 

Më herët, ka pasur procesi i vaksinimit në qytetet si Shkodra, Vlora, Fieri dhe Tirana, ku janë vaksinuar stafe mjekësore dhe të moshuar. 

Lexoni gjithashtu:

”Tipike për diktatorët”, Rama i përgjigjet Metës për vaksinimin e personaliteteve

”Vendi drejt një katastrofe, s’ka transparencë me vaksinat”, Meta kërkon ndryshime në buxhet për shëndetësinë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026