I nxehti ekstrem godet Brazilin, thyhet rekordi i temperaturës më të lartë

21 Nëntor 2023 | 11:47

Brazili ka regjistruar temperaturën e tij më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, 44.8 gradë celcius.

Rekordi u godit të dielën në qytetin Araçuaí, në shtetin juglindor të Brazilit Minas Gerais.

Moti i paprecedentë i është atribuar fenomenit El Niño dhe ndryshimeve klimatike.

Parashikuesit thonë se një pjesë e nxehtësisë ka të ngjarë të zbutet këtë javë.

Sipas Institutit Kombëtar të Meteorologjisë (Inmet), vetëm tre kryeqytete shtetërore do të shohin temperatura që i afrohen 40 gradë Celsius, raportoi CNN Brasil.

Agjencia qeveritare tha se temperatuara e regjistruar në Araçuaí prej 44.8C mposhti rekordin e mëparshëm të vendit prej 44.7C, i matur në vitin 2005.

Vapa ka shkaktuar alarme të kuqe në të gjithë vendin, një muaj para fillimit të verës në hemisferën jugore.

Konsumi i energjisë në Brazil është rritur në nivele rekord pasi njerëzit përpiqen të qëndrojnë në ambiente të mbyllura me ajër të kondicionuar.

Temperaturat e larta bënë që Taylor Sëift të anulonte një nga koncertet e saj në Rio de Zhaneiro pasi një fanse u sëmur dhe vdiq para një shfaqjeje të premten.

Sipas organizatorëve, 23-vjeçarja Ana Clara Benevides Machado kishte kërkuar ndihmë në stadium pasi nuk ishte ndjerë mirë. Ajo u transferua në spital, por ndërroi një orë më vonë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026