Shkaktoi aksidentin me dy të plagosur të Kryeministria, lihet në burg 21-vjeçari
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, vendosi lëndien në burg të 21-vjeçarit Jorgaq Thengjilli, i cili më datë 5 nëntor shkaktoi aksidentin me dy të plagosur pranë Kryeministrisë.
Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë e vlerësoi si të ligjshëm masën e arrestit në flagrancë të personit nën hetim dhe e la në fuqi atë.
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga Jorgaqi, i cili kërkoi ndryshimin pjesërisht të vendimit caktimin e një mase sigurimi më të butë si atë të “Arrestit ne shtëpi”, “Detyrimit për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ose “Ndalimin e daljes jashtë shteti”.
Siç shihet dhe nga pamjet e publikuara nga Euronews Albania dy të rinjtë po kalonin në trotuar, kur në një moment ata goditen nga një makinë me shpejtësi tej normave të lejuara.
Djali shihet teksa goditet nga mjeti, por fatmirësisht ringrihet në këmbë pa dëmtime. Sakaq goca nuk është kapur nga pamjet, por ajo ndodhej në vendin ku rrezja e goditjes ishte më e madhe duke i shkaktuar lëndime të shumta.
Thëngjilli është personi që shihet në video teksa shtrihet në trotuar duke vendosur duart mbi kokë, pas aksidentit.
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni