Këto janë zhvillimet e fundit të luftës mes Izraelit dhe Hamasit
Ka pasur shumë zhvillime në Rripin e Gazës orët e fundit, aty ku Izraeli dhe Hamasi vijojnë luftën.
Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakord për një marrëveshje që do të bëjë që 50 pengje të lirohen nga Gaza për katër ditë – gjatë së cilës do të ketë një pauzë në luftime.
Nëse ka sukses, do të jetë pushimi i parë që nga fillimi i luftës .
Zyrtarët izraelitë thonë se 50 pengjet që do të lirohen do të jenë të gjithë gra dhe fëmijë
Pauza në luftime mund të zgjasë për më shumë se katër ditë – Izraeli thotë se për çdo 10 pengje të liruar mbi 50 fillestarët për të cilët është rënë dakord, pauza do të zgjatet me një ditë.
Izraeli gjithashtu këmbëngul se ky nuk është fundi i luftës – e cila “do të vazhdojë” për të marrë të gjithë pengjet në shtëpi, “të kompletojë eliminimin e Hamasit” dhe të sigurojë se nuk ka “asnjë kërcënim të ri” për Izraelin nga Gaza.
Hamasi thotë se 50 pengjet do të lirohen në këmbim të 150 grave dhe fëmijëve palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite.
Katari, i cili ndërmjetësoi marrëveshjen, thotë se një numër më i madh kamionësh që transportojnë ndihma, furnizime mjekësore dhe karburant do të lejohen të hyjnë në Gaza, e cila po përballet me një situatë të rëndë humanitare.
Ende nuk është e qartë se kur do të fillojë pauza – Katari thotë se kjo do të njoftohet në 24 orët e ardhshme
Pritet gjithashtu që 50 pengjet që do të lirohen do të jenë ata me shtetësi izraelite ose shtetas të dyfishtë – jo shtetas të huaj.
LEXONI GJITHASHTU:
E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng