Pastrim parash në Itali, sekuestrohen 7 pasuri të një shtetasi në Durrës

22 Nëntor 2023 | 12:10

Me kërkesë autoriteteve Italiane, Prokuroria Durrës ka sekuestruar pronat e shtetasit G.S. nën akuzë për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”

Kërkesa për ndihmë juridike në lëndën penale, u bë nga autoritetet e drejtësisë së Republikës së Italisë, duke u bazuar në Konventën Evropiane për Ndihmë të Ndërsjelltë Juridike në Çështjet Penale (Ratifikuar nga R. Shqipërisë me ligjin nr.9871, dt. 11.02.2008), si dhe parashikuar sipas kërkesave të nenit 506 të K. Pr. Penale, si dhe nenet 14 dhe 20 të Ligjit nr. 10193, dt. 03.12.2009 “Për Marrëdhëniet Juridiksionale me autoritetet e huaja në çështjet penale”.

Pasuritë e sekuestruara shtetasit G.S:

– Pasuri e paluajtshme e tipit apartament me sipërfaqe 48.8 m2 në emër të G.S dhe S.H.;

– Pasuri e paluajtshme e tipit apartament me sipërfaqe 330 m2, e regjistruar në emër të G.S. dhe S.H.;

– Pasuri e paluajtshme e llojit arë, me sipërfaqe 12,710 m2, blerë nga G.S.;

– Pasuri e paluajtshme e llojit arë, me sipërfaqe 7.890 m2, në emër të shtetasit A.L., blerë nga G.S;

– Pasuri e paluajtshme e deklaruar për legalizim në emër të shtetasit G.S, objekt 3-katësh, me sipërfaqe ndërtimi 140 m2, ndërtuar në truall 300 m2; dhe

– Pasuri e paluajtshme e deklaruar për legalizim, në emër të shtetasit S.S., objekti 2 kate, me sipërfaqe ndërtimi 140 m2, ndërtuar në një sipërfaqe trualli 500 m2.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se u godit me...
21:37 | 24/06/2026

Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)

Një stuhi e fortë breshëri ka goditur fshatin Drizë, në bashkinë e Gramshit, duke shkaktuar dëme të mëdha në sektorin bujqësor dhe duke vënë në...
21:32 | 24/06/2026