Imeraj: Si rikuperohet dëmi i sterilizimit, rasti kur mund t’u sekuestrohen pasuritë

18 Nëntor 2023 | 21:49

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, ishte e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku analizoi çështjen e sterilizimit.

Imeraj u pyet nga moderatorja Jonida Shehu se si prokuroria dje gjykata mund të bëjnë një rikuperim të dëmit monetar në rast se provohen abuzimet e sterilizimit.

Ish-prokurorja theksoi që të ketë sekuestrim të pasurisë duhet të ketë një akuzë për korrupsion dhe më pas të provohet se një pasuri e caktuar është vënë si pasojë e kësaj veprimtarie korruptive.

Ajo shtoi se deri në këto momente nuk kemi asnjë akuzë për korrupsion, por situata mund të ndryshojë pasi hetimet po vijojnë.

“Rikuperim të dëmit dhe sekuestrim të pasurisë të subjekteve të hetura mund të ketë vetëm nëse vërtetohet që kjo pasuri është përfituar nga kjo aferë korruptive. Pra duhet të kemi një akuzë për korrupsion dhe më pas duhet të vërtetohet me prova që kjo pasuri vjen si rrjedhojë e kësaj veprimtarie korruptive. Deri në këtë fazë të hetimit nuk kemi akuzë për korrupsion, por jo detyrimisht do të thotë ashtu pasi hetimi po vijon”, tha Imeraj.

Nga ana tjetër avokati, Gentian Rumano, i doli në mbrojtje koncesionit të sterilizimit, ku tha se vlerat monetare të shërbimit vijon t’i marrë private, i cili i përkthen në shërbim për qytetarët në spitalet e vendit.

“Destinacionin e vlerave i merr koncesionari pasi jepet shërbim. Por edhe populli që merr shërbimin.  Vijojnë bëhen operacionet dhe këtu po jepet shërbimi”, tha Rumano.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026