Programi i PD, Basha takim me drejtuesit politikë në 12 qarqe
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbledhur këtë të diel drejtuesit politik të qarqeve në selinë blu.
Gazetari i Euronews Albania, Renaldo Salianji raporton se z. Basha ka diskutuar me drejtuesit e PD në 12 qarqet e vendit mbi strategjinë që duhet ndjekur në paraqitjen e programit politik për zgjedhjet e 25 prillit.
Në kuadër të masave ndaj pandemisë, është sugjeruar si zgjidhje takimi ballë për ballë me elektoratin në mënyrë që të shmangen grumbullime e mëdha, të cilat janë të ndaluara.
Një tjetër pikë që kreu i PD ka diskutuar ka qenë mënyra e organizimit të shtabeve elektorale.
Aktualisht PD ka hapur një pjesë të mirë të zyrave në qarqet e vendit, por pritet që të hapen dhe të tjera deri në nisjen e fushatës.
Por, ende nuk është bërë e ditur strategjia se si do të funksionojnë këto shtabe për t’i dhënë fitoren PD në zgjedhjet parlamentare.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta