”I ka ndarë rrugët me LDK-në”, Alma Lama mohon rikthimin e Vjosa Osmanit pas largimit të Mustafës

22 Shkurt 2021 | 08:50

Alma Lama, kandidate për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se pas rezultatit jo të kënaqshëm të LDK-së, partia është në një proces reformimi.

Në intervistën për Euronews Albania, Lama u shpreh se pas dorëheqjes së kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës, kushdo të vijë në krye do t’i japë partisë një frymë të re.

Sipas saj, largimi i kryetarit nuk është mundësi për rikthimin e Vjosa Osmanit sepse siç sqaroi dhe kandidatja për deputete, Vjosa Osmani dhe LDK-ja i kanë ndarë rrugët.

[
cite_header=Besoj se zonja Osmani i ka ndarë rrugët me LDK sipas deklaratave të saj kështu që nuk besoj se do të ketë një rikthim. Përveç kësaj edhe disponimi në strukturat e LDK nuk është i mirë pas asaj që ka ndodhur kështu që nuk e di por vlerësimi im është i tillë.
cite_author=Alma Lama
cite_description=Kandidate për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës
]

Ajo sqaroi se pikërisht për shkak të rezultatit negativ të LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit, jo vetëm Mustafa por dhe kryesia e partisë ka dhënë dorëheqjen.

“Besoj që një kryetar i ri do të vijë nga strukturat e LDK-së, nga brenda LDK-së, nuk mund të importohet nga jashtë,” – tha Lama teksa sqaroi gjithashtu se ende nuk kanë kandidatura zyrtare.

Për kryetarin e ardhshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lama tha se duhet jo vetëm të jetë intelektual por të ketë aftësitë e duhura menaxheriale për të drejtuar partinë, ndërkohë që nuk mohoi se Avdullah Hoti ishte një figurë e përshtatshme por që nuk kishte shprehur pretendimet për të kryesuar LDK-në.

 

Lexoni gjithashtu: 

Tërmeti i 14 shkurtit të humbësit, dorëheqje dhe llogaridhënie, të vegjlit përplasen për votat

Vijon numërimi i votave të diasporës në Kosovë, verifikimi i tyre po zgjat procesin

Identifikimi elektronik i zgjedhësve, nënkomisionerja Lealba Pelinku: Do jetë e pamundur të votohet më shumë se një herë

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026