Me duar e këmbë të lidhura, gjendet i vdekur aktori kolumbian

23 Nëntor 2023 | 11:53

Aktori kolumbian Kevin Andrés Muñoz Tovar u gjet i vdekur  në qytetin Tuluá në zemër të Valle del Cauca në Kolumbi, pas një grabitjeje të dyshuar të armatosur.

23-vjeçari, sipas mediave të huaja në moementin që është  gjetur i pajetë, kishte duart dhe këmbët e lidhura ndërkohë kishte marrë dhe disa plagë që besohet se janë shkaktuar nga një sulm me thikë.

Siç raportohet, i riu ishte torturuar para se të vdiste.

Ndërkohë në lidhje me rastin është arrestuar një 19-vjeçar, i cili dyshohet se ishte i përfshirë në vrasjen e Kevin Andres Munoz Tovar.

Kevin ishte një aktor që luajti në filmin e Netflix-it të vitit 2020 ‘Lavaperros’, i titulluar ‘Dogëashers’ në anglisht, një komedi e zezë për një mbret të dështuar të drogës.

Në vitin 2022, ai u shfaq në thrillerin Apple TV+ Echo 3, me Michiel Huisman, Luke Evans dhe Jessica Collins. Ai u shfaq gjithashtu në një episod të serialit televiziv kolumbian “Turbia”, i cili tregon historinë e dy komuniteteve, një i pasur dhe një i varfër, që përballen me mungesën e ujit pas një thatësire mujore.

Vrasja e Kevin thuhet se është e 11-ta e regjistruar deri më tani këtë vit në qytetin Tulua.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026