4 deputetë socialistë dhe një i opozitës parlamentare kërkojnë pezullimin e Vetingut në Polici

22 Shkurt 2021 | 11:05

4 deputetë socialistë dhe një i opozitës parlamentare kanë kërkuar pezullimin e Vetingut në polici deri në përfundimin e vlerësimit kalimtar të punonjësve të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.

Sipas projektligjit, i cili mban firmën edhe të kryetares së Komisionit të Sigurisë, Ermonela Felaj diçka e tillë bëhet në mënyrë që Komisioni i Jashtëm i vlerësimit të fokusohet tek vettingu i SHÇBA-së si strukturë që do të fusë në sitë më pas të gjithë efektivët e nivelit bazë në policinë e shtetit.

Gjithashtu, ky ndryshim thuhet në projektligj  do mundësonte kohën e nevojshme qe institucionet e përfshira të bënin një analizë më të thelluar të këtij procesi dhe të propozonin zgjidhje për një sërë problematikash të evidentuara edhe nga partneret ndërkombëtarë në fushën e rendit dhe sigurisë.

Deri më tani Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit që kur ka filluar punën deri në dhjetor të vitit 2020 ka përfunduar procesin e vlerësimit kalimtar vetëm për 32 subjekte.

Koha në përpunimin e informacioneve u kritikua dhe nga deputetët e të cilit kërkuan ndërhyrje në ligj në mënyrë që procesi të përshpejtohet.

Si ligji ekzistues ashtu dhe ndryshimi i tij sipas deputetëve ka një vakum ligjor, duke mos-parashikuar shprehimisht afatin apo kohën kur SHCBA duhet të fillojë procesin për filtrimin e efektivëve të policisë.

Edhe në raportin e GRECO thuhej se procesi aktual kalimtar i Vetingut duhet të zëvendësohet me një mekanizëm për vlerësimin e integritetit të personelit rregullisht gjatë karrierës së tyre dhe për qëllimin e ngritjes në detyrë dhe Vetingu kalimtar duhet të përqendrohet në funksionet më të ekspozuara ndaj riskut të integritetit.

Lexoni gjithashtu:

Të shkarkuarit e vettingut, Sevdari, Nikëhasani dhe Metalla rrëfejnë abuzimet

Bilanci i vitit, Rama: Në sistemin e drejtësisë ka ende probleme

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026