Si i kanë vlerësuar shqiptarët ministrat? Sondazhi i dytë i Euronews Albania
Performanca e ministres Ogerta Manastirliu në qeveri vlerësohet si më e kënaqshmja nga anëtarët e kabinetit. Ky ishte rezultati i sondazhit të radhës kombëtar i Euronews Albania nga kompania prestigjioze MRB.
Shqiptarët kanë vlerësuar më shumë Manastirliun, e cila ishte e vetmja ministre që kishte rezultat të lartë në performancë “të kënaqshme” (49.8%), ndërsa 15 pjesëtarët e tjerë të kabinetit qeveritar kishin performancë “të pakënaqshme”.
Lexoni më shumë: Performanca e ministrave të qeverisë, shqiptarët vlerësojnë më shumë Ogerta Manastirliun
Sociologu dhe analisti politik Ergys Mërtiri ishte i mendimit se, në tërësi, vlerësimi i perofrmancës është nisur nga prania e ministrave në media dhe rolit të tyre në emisionet televizive.
Me këtë ai argumentoi se përse për ministren Elisa Spiropali kishte pakënaqësi të mëdha. Ai tha se kjo lidhet me faktin se Spiropali kryesisht është përfshirë në debate politike dhe jo të natyrës së qeverisjes.
Pedagogia Iris Luarasi i konsideroi si relativisht pozitive rezultatet duke pasur parasysh se socialistët qeverisin prej tetë vitesh. Ajo theksoi si vlerësim domethënës që ndër figurat e vlerësuara ishin tre gra si ministrja Ogerta Manastirliu, ministrja Olta Xhaçka dhe Belinda Balluku.
Analisti Plator Nesturi i vlerësoi gjithashtu si pozitive rezultatet për performancën e qeverisë, mirëpo tha se është e vështirë për të nxjerrë prej saj ndonjë indicie për sa i përket zgjedhjeve.
Nga sondazhi të rinjtë rezultoi se vlerësojnë më shumë tre minister Manastirliu, Xhaçka dhe Balluku, ndërkohë që ministrja Spiropali ishte më pak e vlerësuara në grup-moshat 18-24 vjeç (19.9%).
Lexoni më shumë: Performanca e ministrave, tre gra ndër më të vlerësuarat nga të rinjtë
Specialistja e komunikimit Edlira Gjoni u shpreh se për Spiropalin që vjen në qeveri si ish-drejtuese e Forumit Rinor të PS-së ky tregues ishte mjaft shqetësues. Diskutime pati edhe për vlerësimin e ulët të performancës së ministres Anila Denaj.
Mbështetësit e socialistëve rezultoi se vlerësojnë më pak ministren e Denaj, ndërsa ata të opozitës vlerësojnë më shumë ministrat Olta Xhaçka dhe Bledi Çuçi.
Lexoni më shumë: Performanca e ministrave, socialistët vlerësojnë më pak Denajn, opozitarët më shumë Xhaçkën e Çuçin
Analisti Nesturi nxiti diskutim me qëndrimin se ekspertët e pa-angazhuar në role partiake janë gjithnjë më pak të parapëlqyer nga mbështetësit partiakë.
Lexoni gjithashtu:
Shtohen të pavendosurit në zgjedhjet e 25 prillit, sipas sondazhit të Euronews Albania
Rritet me 2.4% mbështetja për PD në zgjedhje, ngushtohet diferenca me PS
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit