Performanca e ministrave, tre gra ndër më të vlerësuarat nga të rinjtë
Të rinjtë vlerësojnë më së shumti performancën e ministreve Ogerta Manastirliu, Olta Xhaçka dhe Belinda Balluku nga 16 anëtarët e kabinetit qeveritar. Këtë tregues e zbuloi sondazhi kombëtar i radhës kryer për Euronews Albania nga kompania prestigjioze MRB.
Ministrja e Shëndetësisë Manastirliu u vlerësua më lart nga të gjithë (49.8% në total). Performanca e saj ishte më e parapëlqyera nga femrat (52%) dhe grup-mosha 25-34 vjeç (59%).
Prirje të ngjashme vlerësimi nga të rinjtë patën edhe ministrja e Jashthme Xhaçka dhe ajo e Infrastrukturës Balluku – 53.1% dhe 49.1% në grup-moshën 18-24 vjeç.
Ndryshe, të rinjtë nuk vlerësojnë performancën e ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. Bashkë me ministrin Eduard Shalsi, ajo është ndër më pak të vlerësuarit, teksa Spiropali ka dhe vlerësimin më të ulët (19.9%) në grup-moshën 18-24 vjeç.
Metodologjia
Sondazhi i kombëtar i Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze MRB zhvilloi 1,600 intervista ballë për ballë me persona me të drejtë vote (mbi 18 vjeç) në 12 zona elektorale urbane dhe rurale nga 25 janari deri më 12 shkurt.
Nga të intervistuarit, diçka më shumë se gjysma ishin femra (51%).
Preferenca për koalicionet, performancën e qeverisë dhe opozitës, si dhe prirja e votës ishin disa nga tematikat kryesore që u morën nën analizë, rreth dy muaj para zgjedhjeve të përgjithshme në vend.
Lexoni gjithashtu:
Performanca e ministrave të qeverisë, shqiptarët vlerësojnë më shumë Ogerta Manastirliun
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 16:16 Kaos në parlamentin e Gjeorgjisë, deputetët përplasen fizikisht me njëri-tjetrin (VIDEO)
- 16:15 “One stop”, nënshkruhet marrëveshja me Maqedoninë e Veriut për zbatimin e kontrolleve të përbashkëta
- 16:07 Ministri Tajani: Italia e gatshme të mbështesë në mënyrë diplomatike marrëveshjen Izrael-Liban
- 15:58 Vrau 17-vjeçaren në Tajlandë, arrestohet autori australian. Trupi gjendet në një valixhe
- 15:57 Policia turke arreston 178 persona para Samitit të NATO-s, mes tyre gazetarë dhe akademikë
- 15:43 Gruaja e futbollistit venezuelian humb jetën nga tërmeti, shpëtohet vajza e tyre e mitur