1039 raste të reja dhe 15 viktima nga COVID-19 në Shqipëri, më i riu 18 vjeç

22 Shkurt 2021 | 16:51

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë identifikuar 1039 raste të reja me COVID-19 në 3258 testime të kryera.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 15 persona kanë humbur jetën për shkak të virusit, ndërkohë që ka vazhduar procesi i vaksinimit edhe me 937 persona të tjerë në të gjithë vendin.

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 471 raste në Tiranë, 56 raste në Berat, 54 raste në Krujë, 47 raste në Elbasan, 45 raste në Vlorë, 40 raste në Korçë, 34 raste në Durrës, 22 raste në Fier, 21 raste në Kukës, 19 raste në Mallakastër, 18 raste në Lezhë, 17 raste në Gramsh, 16 raste në Përmet, Kuçovë, 15 raste në Kavajë, Gjirokaster, 13 raste në Tepelenë, 11 raste në Shkodër, 10 raste në Lushnje, Kamëz, 9 raste në Delvinë, 8 raste në Pukë, 6 raste në Mat, Bulqizë, Peqin, Kolonjë, 5 raste në Kurbin, 4 raste në Devoll, Librazhd, Sarandë, Malësi e Madhe, 3 raste në Ura Vajgurore, Vau I Dejes, Skrapar, Patos, 2 raste në Has, Mirditë, Vorë, 1 rast në Rrogozhinë, Tropojë, Divjakë, Selenicë, Dibër, Prrenjas, Dropull.   

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 656 pacientë, 48 në terapi intensive nga të cilët 16 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 15 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 6 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Kavaja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Mirdita,  1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Delvina, 1 qytetar nga Pogradeci, të moshave 18-77 vjeç”, sqaron Ministria e Shëndetësisë.

COVID-19 – Statistika (22 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore         1039

Të shëruar në 24 orë      989

Të shtruar në spitale      656

Humbje jete në 24 orë   15

Testime ditore               3258

Testime totale           443,748

Raste pozitive            101,285

Raste të shëruara        64,318

Raste Aktive               35,286

Humbje jete                1,681

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                  21,718

Fier                      2864

Durrës                 1814

Vlorë                    1798

Shkodër               1427

Elbasan                1046

Lezhë                   858

Berat                    1059

Korçë                   982

Gjirokastër           955

Dibër                   368

Kukës                  397

        

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë.
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026