“Napoleon” përçan Francën, qytetarët mendime të kundërta për filmin e Ridley Scott
Ndërsa mediat britanike kanë vlerësuar filmin e ri të Ridley Scott, spektatorët dhe kritikët francezë kanë shprehur përshtypje të ndryshme pasi kanë parë ‘Napoleon’.
Në Fontanblë, provinca ku perandori francez kishte rezidencën, disa e konsiderojnë filmin të bukur, të tjerë janë të pakënaqur nga pasaktësitë historike.
“Ishte një broçkull, nuk më pëlqeu. Është e turpshme të shpenzosh kaq shumë para për të treguar falsitete”, thotë një burrë.
“Më rrëmbeu portretizimi i jetës private të Napoleonit. Nuk e dija që ishte ashtu, por tek e fundit ku e dimë ne se si ishte? Sidoqoftë është një film i mrekullueshëm. Kishte kohë që nuk shihja një film kaq madhështor”, shprehet një grua.
Filmi ofron një vështrim mbi origjinën e Bonapart dhe ngjitjen e tij të shpejtë e të pamëshirshme drejt statusit të perandorit. Gjithçka tregohet përmes prizmit të marrëdhënies së tij me bashkëshorten dhe dashurinë e vetme, Zhozefinën.
LEXONI GJITHASHTU:
Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
- 09:12 Iso-polifonia shqiptare pjesë e kolonës zanore në filmin “Odisea”, mjeshtri Vendim Kapaj jep detaje
- 08:56 Bahreini intercepton disa sulme ajrore iraniane
- 08:47 Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit për “presion ndaj serbëve”
- 08:34 Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda
- 08:26 37-vjeçari dhunon djalin e bashkëjetueses në Korçë, i riu me plagë në kokë. Policia jep detajet (VIDEO)
- 08:19 Deklarata e ministres serbe, Konjufca letër Kallas. Kërkon takim ose bisedë telefonike për të diskutuar çështjen