‘Frika nga pandemia i bëri shqiptarët të duan më shumë Manastirliun’, analistët komentojnë sondazhin në Euronews Albania

22 Shkurt 2021 | 20:02

Sondazhi i radhës i MRB i prezantuar mbrëmjen e sotme të Euronews Albania zbuloi se nga 16 anëtarët e kabinetit qeveritar të Partisë Socialiste, shqiptarët ndihen të kënaqur më së shumti nga performanca e ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Edlira Gjoni, eksperte komunikimi e lidh këtë preferencë të shqiptarëve thjesht me faktin se Manastirliu është ministre e Shëndetësisë në kohë pandemie.

“Është ekspozimi dhe frika e njerëzve që bën ta shohin në mënyrë të tillë nën efektin e frikës”, – u shpreh znj. Gjoni në studion e Ilva Now, ku ishin të ftuar edhe Ergys Mërtiri, sociolog, aktivist; Plator Nesturi, analist dhe Iris Luarasi, pedagoge në Universitetin e Tiranës.

Të njëjtin mendim ndau edhe pedagogia Iris Luarasi, sipas të cilës lajmi i mirë është që shqiptarët kanë shprehur pëlqimin e tyre më të madh për tre ministre gra.

“Duhet të dimë që ka qenë një periudhë që Ministria e Shëndetësisë është hasur me shumë vështirësi dhe titullari mban një barrë të jashtëzakonshme”, – tha znj. Luarasi.

Sipas sociologut Ergys Mërtirit, vlerësimi lidhet edhe me performancën mediatike dhe pozicionimin jopolitik që ka mbajtur ministrja e Shëndetësisë në gjithë këtë periudhë.

“Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Elisa Spiropalin për shembull, që është person shumë i politizuar dhe merr pjesë në debate politike ndaj humb pikë në publik dhe fiton pikë brenda partisë”, – tha z. Mërtiri.

Për analistin Plator Nesturi gjithashtu, vlerësimi për ministren e Shëndetësisë lidhet me periudhën që po kalojmë, ku nga perceptimi publik sipas tij, prevalon fakti i përballimit të suksesshëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021