“Burrat, gratë dhe të rinjtë s’e duan Spiropalin”, Gjoni për gjetjet e sondazhit: Pse ndodh kjo
Të rinjtë vlerësojnë më së shumti performancën e ministreve Ogerta Manastirliu, Olta Xhaçka dhe Belinda Balluku nga 16 anëtarët e kabinetit të qeverisë Rama. Ky perceptim del nga sondazhi kombëtar i radhës, i kryer për Euronews Albania nga kompania prestigjioze MRB.
Ekspertja e komunikimit Edlira Gjoni, thotë se pavarësisht vlerësimeve për tri ministret e mësipërme, të dhënat tregojnë se ministrja Spiropali ka një vlerësimin më të ulët nga gratë, burrat dhe të rinjtë.
Ajo thotë se ky vlerësim jo i mirë për Spiropalin vjen për shkak se ajo shpeshherë mban mbi kurriz “kusuret politike” të Partisë Socialiste.
“Burrat nuk duan Elisën, gratë nuk e duan Elisën, të rinjtë 18-24 nuk e duan Elisën, në të tria këto kategori, Spiropali ka % më të ulët të miratimit. Në të tria këto kategori, Spiropali ka numrin më të vogël të miratimit të përformancës së saj. Kjo duhet parë edhe nga zonja, por dhe nga Partia Socialiste. Është një “Kalë beteje” e PS, kështu që mban kusuret edhe të Partisë Socialiste, edhe pse është ministre”, tha ajo.
Sipas znj. Gjoni ky vlerësim jo pozitiv për ministren Spiropali duhet të shikohet dhe analizohet me shqetësim nga ana e Partisë Socialiste.
“Njerëzit e njohin si pjesëtare të PS, sepse ajo pak flet për punën e saj si ministre. E gjithë kjo valë e madhe kundër Spiropalit, por ka tërhequr shumë negativizëm tek të rinjtë. Miratimi i saj është shumë i ulët, është shifra më e ulët e të gjithë tabelës. Ky është një problem shumë i madh”, shtoi ajo.
Lexoni gjithashtu:
“Burrat, gratë dhe të rinjtë s’e duan Spiropalin”, Gjoni për gjetjet e sondazhit: Pse ndodh kjo
Performanca e ministrave të qeverisë, shqiptarët vlerësojnë më shumë Ogerta Manastirliun
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 16:16 Kaos në parlamentin e Gjeorgjisë, deputetët përplasen fizikisht me njëri-tjetrin
- 16:15 “One stop”, nënshkruhet marrëveshja me Maqedoninë e Veriut për zbatimin e kontrolleve të përbashkëta
- 16:07 Ministri Tajani: Italia e gatshme të mbështesë në mënyrë diplomatike marrëveshjen Izrael-Liban
- 15:58 Vrau 17-vjeçaren në Tajlandë, arrestohet autori australian. Trupi gjendet në një valixhe
- 15:57 Policia turke arreston 178 persona para Samitit të NATO-s, mes tyre gazetarë dhe akademikë
- 15:43 Gruaja e futbollistit venezuelian humb jetën nga tërmeti, shpëtohet vajza e tyre e mitur