U liruan nga Hamasi pas marrëveshjes, 8 pengje izraelitë mbërrijnë në spital

24 Nëntor 2023 | 22:45

Ditën e sotme nisi marrëveshja 4 ditore e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, pjesë e të cilës ishte edhe lirimi i të burgosurve nga Izraeli dhe pengjeve nga Hamasi.

Sipas burimeve nga mediat e huaja, bëhet me dije se dy helikopterë mbërritën në një spital izraelit që besohet se po transportonin pengjet e liruara.

Po ashtu mësohet se katër fëmijë dhe katër gra u transferuan në Spitalin e Fëmijëve Schneider, në qytetin Petah Tikva, në lindje të Tel Avivit.

Sipas një deklarate të përbashkët nga spitali dhe Ministria e Shëndetësisë, nga ekzaminimi paraprak u konstatua se shëndeti i tyre fizik ishte i mirë.

Kujtojmë se në total u liruan 13 pengje izraelite dhe 39 të burgosur palestinez gjatë ditës së sotme.

Pritet që lirimi i pengjeve të vijojë edhe në ditët në vijim dhe Izraeli ka deklaruar që mund të zgjasë marrëveshjen e armëpushimit, nëse Hamasi do të vijojë deri në lirimin e plotë të pengjeve.

Por nga ana tjetër, Izraeli ka deklaruar po ashtu se ofensiva në Gaza do të vijojë sërish pas armëpushimit, deri në asgjësimin e plotë të Hamasit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dështon projekti 2 mld euro, Gjermania anulon superfregatën më të madhe në botë. Plani i ri i Ministrit të Mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius dëshiron anije më të vogla për marinën gjermane në vend të fregatës më të madhe në botë të planifikuar, raportojnë...
11:32 | 24/06/2026

Shefi i përkohshëm i inteligjencës amerikane shkarkon dhjetëra anëtarë të stafit

Drejtori amerikan i inteligjencës kombëtare (DNI), Bill Pulte ka shkarkuar disa anëtarë të stafit. Këto shkarkime vijnë më pak se një javë pasi presidenti amerikan...
11:24 | 24/06/2026

Skandalet e korrupsionit që përfshijnë qeverinë dhe familjen e tij, Sanchez dëshmon në Kongres

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, u paraqit para Kongresit të Deputetëve të mërkurën për të folur mbi valën e rasteve të korrupsionit që rrethojnë qeverinë,...
11:20 | 24/06/2026