“Partinë e ka me 1 anëtar”- Publicisti: Pse Wilders do jetë problem për Shqipërinë
Populisti i ekstremit të djathtë, anti-islamiku Geert Wilders, shënoi një fitore të madhe në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në Holandë.
Partia e Lirisë e kryesuar prej tij, fitoi 35 vende në parlament, duke dyfishuar rezultatin e marrë nga zgjedhjet e fundit.
I ftuar në Euronews Albania, publicisti holandez Van Gerven Oei, bëri një analizë të profilit të Wilders dhe të ardhmes të Holandës nëse ai arrin të bëhet kryeministër.
Oei tha se Wilder është ligjvënësi më i vjetër në parlamentin e Holandës, si dhe ka qenë një mentor i kryeministrit Mark Rutte.
“Edhe vetë Wilders ka qenë i habitur pasi ka qenë një fitore shumë e madhe me 35 vende. Ai është anëtari më i vjetër i parlamentit në Holandë. Një politikan i vjetër që ka qenë mentori i Mark Rutte që është kryeministër aktualisht. Ai ka shumë përvojë, e di lojën shumë mirë por është hera e parë që gëzon kaq shumë pushtet, pasi gjithmonë ka pasur bllokim nga partia. Ka pasur një kontradiktë me Mark Rutte dhe është larguar nga partia”, tha ai.
Van Gerven Oei zbuloi dhe strukturën thellësisht autokratike të partisë së Wilders, ku nuk ka asnjë anëtar, apo statut që mund ta votojë Wilders në krye.
Sipas tij anëtari i vetëm i Partisë së Lirisë është Geert Wilders.
“Gjithë partitë në Holandë kanë anëtarë, njësoj si dhe në Shqipëri. Anëtarët votojnë dhe i japin mandatin kryetarit. Partia e Wilders ka vetëm një anëtar dhe është Wilders. Ai nuk mund të votohet, nuk ka mandat dhe është i vetëm. Ai e ka krijuar kështu partinë që të jetë autokrat absolut.
Është e vetmja parti që ka këtë strukturë. Të gjithë anëtarët janë të varur nga ai”, tha van Gerven Oei.
Publicisti shtoi se nëse Wilders zgjidhet kryeministër do të jetë problem edhe për Shqipërinë, pasi do ta bllokojë zgjerimin e BE-së, pasi e urren unionin.
“Nëse bëhet kryeministër do të jetë problem, pasi pas ikjes së Britanisë mund të rrezikojë të ikë dhe Holanda. Ideja e tij nuk besoj se gjen maxhorancë në popullsinë e Holandës. Do të jetë problem për vetë Evropën, pasi Wilders e urren BE-në, por dhe për Shqipërinë. Çështjen e zgjerimit ta harrojmë po u zgjodh, ai do të ketë një bllokim total”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Iso-polifonia shqiptare pjesë e kolonës zanore në filmin “Odisea”, mjeshtri Vendim Kapaj jep detaje
37-vjeçari dhunon djalin e bashkëjetueses në Korçë, i riu me plagë në kokë. Policia jep detajet (VIDEO)
Plagoset me armë 50-vjeçari në Sarandë, në gjendje të rëndë në spital. Policia jep detajet (EMRI+FOTO)
- 09:12 Iso-polifonia shqiptare pjesë e kolonës zanore në filmin “Odisea”, mjeshtri Vendim Kapaj jep detaje
- 08:56 Bahreini intercepton disa sulme ajrore iraniane
- 08:47 Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit për “presion ndaj serbëve”
- 08:34 Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda
- 08:26 37-vjeçari dhunon djalin e bashkëjetueses në Korçë, i riu me plagë në kokë. Policia jep detajet (VIDEO)
- 08:19 Deklarata e ministres serbe, Konjufca letër Kallas. Kërkon takim ose bisedë telefonike për të diskutuar çështjen