Juventus rikthehet te fitorja, bardhezinjtë në ndjekje të Interit, mundin Crotonen 3-0

23 Shkurt 2021 | 08:23

Juventus mundi Crotonen me rezultatin 3-0 në ndeshjen e javës së 23-të të Serie A.

Pas humbjes së pak ditëve më parë me Napolin, bardhezinjtë dominuan në lojë dhe në rezultat në takimin e kësaj të hëne.

Skuadra e drejtuar nga Andrea Pirlo shënoi dy herë në pjesën e parë me anë të Cristiano Ronaldos, që tani e sheh veten në kuotën e 18 golave sezonal në kampionat.

Në fraksionin e dytë Juventus shënoi dhe golin e tretë për të vulosur një sukses që i mban në vendin e tretë në kuotën e 45 pikëve.

Zonja e vjetër e sheh veten tetë pikë pas Interit të vendit të parë, por ka një ndeshje më pak se zikaltrit.

Ndërkohë në ndeshjen e fundit, ekipi portugez i Portos mori një fitore të madhe në shtëpi përballë Juventusit, duke rritur shanset për një kualifikim në çerekfinale. “Dragonjtë e Portos” triumfuan 2-1 ndaj kampionëve të Italisë dhe në sfidën e kthimit do të luajnë për dy rezultate.

 

Lexoni gjithashtu: 

Premier League, Manchester City shënon fitoren e 18-të radhazi, ndalet sërish Tottenhami

La Liga, Messi thyen tjetër rekord me Barcelonën, por s’mjafton për të fituar ndaj Cadiz

Inter likuidon Milan me dy golat e Martinez dhe një të Lukakut

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell

Bayer Leverkusen shkarkoi Kasper Hjulmand të enjten pas më pak se një viti në krye dhe punësoi ish-trajnerin e Toulouse, Carles Martinez Novell, si zëvendësues...
16:53 | 04/06/2026

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026