“Albanian Dance Competition”, koreografë të talentuar performojnë në Elbasan

25 Nëntor 2023 | 19:38

“Nata e Ftohtë” ishte pjesa koreografike që hapi siparin e festivalit Albanian Dance Competition në teatrin Skampa në Elbasan. Festivali startoi me pjesëmarjen e tre koreografëve të rinj të cilët u përfaqësuan me tre soloperformanca. Artan Ibërshimi, ideator i koreografisë së kësaj performance tha se ky projekt përçon mesazhe shumë të rëndësishme për individin dhe shoqërinë.

“‘Albanian Dance Competition’ ka për qëllim që të promovojë punët dhe kërkimet artistike të koreografëve të rinj dhe intepretuesve të rinj. Në këtë lloj festivali i cili është ne edicionin e tij të dytë kemi bërë një përpjekje që gjrografinë e tij ta zgjerojmë akoma më tepër, duke shkuar në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të zi”, tha Ibërshimi.

“Në natën e parë të këtij festivali intepretuan Sead Vuniqi, Xhesmina Zavalina dhe Julind Dervishi. Në performancën e fundit me koreografi dhe performancë të Julind Dervishi, theksohet se jemi të gjithë krijues. Dashuria për Tokën, tingëllon e çuditshme në ditët e sotme, por frymëzon. Është ekzistenca e natyrës, historisë së cilës i përkasin, asaj që mbrojmë, por edhe asaj ku po shkojmë”, vijoi ai.

Julind Dervishi, shprehet i lumtur që merr pjesë në këtë festival, ndërsa thotë se publiku Elbasanas e priti mirë.

“Prej shumë vitesh njihem me profesor Tanin dhe kam ardh me dëshirën më të madhe për të marrë pjesë në këtë festival. Është disi ndryshe dhe për mua pasi kam kohë që nuk kërcej pasi merem me koreografi. Pjesa quhet Humus dhe dhe është një monolog i vogël nga baleti që ka Humus”, tha Dervishi.

“‘Humus’ ndër të tjera tregon se nën rrymën e lakmisë dhe të paditurisë, në vend që të mbahet gjallë natyrën, ngadalë i sollëm shkatërrimin. Në fakt qëllimi i njerëzimit duhet të ishte ndërgjegjësimi për t’i hedhur sytë nga e ardhmja, e për të kontribuar shëndetshëm në favor të natyrës.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE – Nis finalja e “ëndrrave”, Messi dhe Yamal përballë për kurorën botërore

Ka nisur në stadiumin “MetLife” në New Jersey finalja e madhe e Kupës së Botës 2026, ku Spanja dhe Argjentina kanë zbritur në fushë për...
21:02 | 19/07/2026

FIFA publikon sondazhin, tifozët zgjedhin fituesen e finales Spanjë–Argjentinë

FIFA ka publikuar rezultatet e sondazhit të organizuar me tifozë nga e gjithë bota për të parashikuar fituesin e finales së Kupës së Botës 2026...
20:46 | 19/07/2026

Publikohen formacionet zyrtare të finales së Botërorit 2026, Spanja me surpriza, Argjentina zbret me Messin

Gjithçka është gati për finalen e madhe të Botërorit 2026, ku Spanja dhe Argjentina do të përballen sonte në New Jersey për trofeun më të...
20:34 | 19/07/2026