“Vrasja e vajzës ishte bekim”, izraeliti bashkohet me të bijën e liruar nga Hamasi
Kryeministri irlandez Leo Varadkar tha se ishte një ditë “gëzimi dhe lehtësimi i madh” pas lirimit të 9-vjeçares Emily Hand, një shtetase e dyfishtë irlandeze-izraelite.
“Kjo është një ditë gëzimi dhe lehtësimi të madh për Emily Hand dhe familjen e saj. Një fëmijë i pafajshëm i humbur tani është gjetur dhe është kthyer. Lutjet tona kanë marrë përgjigje”, postoi Varadkar në rrjetet sociale.
Hand kishte qenë në shtëpinë e shoqes së saj në kibucin e Be’erit kur militantët e Hamasit sulmuan më 7 tetor.
Fillimisht besohej se ajo ishte në mesin e të vrarëve në sulm. Por në fillim të këtij muaji, ushtria izraelite njoftoi babanë e saj se besonin që ajo ishte ende gjallë dhe se ishte kthyer nga Hamasi në Gaza.
Thomas Hand, babai i të miturës në një intervistë CNN pak ditë pas sulmit të Hamasit. kishte treguar momentin që më në fund iu tha se trupi i vajzës së tij ishte gjetur – dhe tha se reagimi i tij ishte një lehtësim që ajo nuk ishte rrëmbyer.
“Ata thanë: “E gjetëm Emily-n. Ajo ka vdekur, dhe unë thjesht thashë ‘Po!’ dhe buzëqesha, sepse ky është lajmi më i mirë mes atyre që mendoja”, qe shprehur Hand në atë kohë.
LEXONI GJITHASHTU:
Trump bën fluturimin e parë me Air Force One të dhuruar nga Katari
Greqia ndjek shembullin e Turqisë, do ofrojë shpërblim për kapjen e peshkut sferik
AI deshifron një papirus 2,000-vjeçar të mbijetuar nga shpërthimi i Vezuvit
- 18:37 Trump bën fluturimin e parë me Air Force One të dhuruar nga Katari
- 18:37 Greqia ndjek shembullin e Turqisë, do ofrojë shpërblim për kapjen e peshkut sferik
- 18:21 AI deshifron një papirus 2,000-vjeçar të mbijetuar nga shpërthimi i Vezuvit
- 18:04 Portugalia lançon modelin e parë të inteligjencës artificiale
- 18:02 Valë e nxehti ekstreme përfshin Portugalinë, temperatura deri në 43°C
- 17:59 Chris Brown humb betejën në gjykatë, detyrohet t’i paguajë ish-punonjëses 13 milionë dollarë