Babai izraelit: E rrita vajzën 8 vjeçe i vetëm, ma vrau Hamasi teksa flinte
Thomas Hand kaloi dy ditë në agoni dhe dëshpërim ndërsa priste lajmet për fatin e vajzës së tij Emily pasi terroristët sulmuan Kibbutz Be’eri të shtunën në mëngjes, duke vrarë të paktën qindra njerëz të pafajshëm, përfshirë shumë fëmijë…
Hand tha se vendi i tij ishte në luftë për rreth 12 orë sidomos ditën e parë, kohë gjatë së cilës ai nuk e dinte se ku ishte vajza e tij, pasi ajo kishte shkuar për të fjetur në shtëpinë e një fqinji një natë më parë, diçka që ajo e bënte shumë rrallë. Në një intervistë emocionale Hand shpërtheu në lot ndërsa tregoi momentin që më në fund iu tha se trupi i vajzës së tij ishte gjetur dhe tha se reagimi i tij ishte lehtësim që ajo nuk ishte në mesin e të rrëmbyerve…
“Ata thanë: ‘E gjetëm Emily-n. Ajo ka vdekur, dhe unë i thashë “Po!” Unë thashë “po” dhe buzëqesha, sepse ky është versioni më i mirë i mundësive që kisha unë në mendje”, tha babai me një zë që dridhej.
Në një intervistë për emisionin GoodMorning Albanians ai tregoi se ishte shumë i lidhur me vajzën e tij, të cilën e kishte rritur i vetëm pasi ishte i divorcuar. Ai tregoi se natën e sulmit, Emili kishte shkuar në shtëpinë e shoqes së saj për të fjetur.
“E kam rritur Emilin i vetëm se jam i divorcuar. Ajo ishte vajza ime, ajo ishte një vajzë e vogël. Atë natë ishte tek një shoqja e saj për të fjetur. Një moment dëgjuan shpërthime, por kjo është e zakonshme prej 20 vitesh në vendin ku ne jetojmë, në Kibucin që është një qytezë ngjitur me Gazën. Këtë herë ishte ndryshe se dëgjuam të shtëna rreth e rrotull. Pastaj ne shkuam në dhomën e sigurisë”, tregoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren