“Dua hakmarrje, Hamasi të zhduket nga planeti”- Rrëqeth izraeliti që i vranë vajzën
Thomas Hand kaloi dy ditë në agoni dhe dëshpërim ndërsa priste lajmet për fatin e vajzës së tij Emily pasi terroristët sulmuan Kibbutz Be’eri të shtunën në mëngjes, duke vrarë të paktën qindra njerëz të pafajshëm, përfshirë shumë fëmijë…
Hand tha se vendi i tij ishte në luftë për rreth 12 orë sidomos ditën e parë, kohë gjatë së cilës ai nuk e dinte se ku ishte vajza e tij, pasi ajo kishte shkuar për të fjetur në shtëpinë e një fqinji një natë më parë, diçka që ajo e bënte shumë rrallë. Në një intervistë emocionale Hand shpërtheu në lot ndërsa tregoi momentin që më në fund iu tha se trupi i vajzës së tij ishte gjetur dhe tha se reagimi i tij ishte lehtësim që ajo nuk ishte në mesin e të rrëmbyerve…
“Ata thanë: ‘E gjetëm Emily-n. Ajo ka vdekur, dhe unë i thashë “Po!” Unë thashë “po” dhe buzëqesha, sepse ky është versioni më i mirë i mundësive që kisha unë në mendje”, tha babai me një zë që dridhej.
Në një intervistë për emisionin GoodMorning Albanians ai tregoi se e kishte rritur vajzën i vetëm pasi është i divorcuar nga bashkëshortja. Ai kërkoi hakmarrje ndaj Hamasit, grupit terrorist që vrau njerëz të pafajshëm, të cilët siç tha duhet të zhduken nga planeti.
“Jam i qetë në një farë mënyrë sepse ata e gjetën atë, disa ditë më vonë gjetën edhe ish-gruan time me fëmijën e saj, edhe ajo është vrarë nga plumbat dhe kjo është një gjë e mirë sepse u gjet shumë gjatë që të gjendej trupi i saj. Është një gjë e tmerrshme, por kam menduar për vrasjen brutale të njerëzve, dua hakmarrje. Dua që Hamasi të zhduket nga planeti. Dua të zhduken”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 14:13 Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
- 14:07 Ngushtica e Hormuzit, Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet
- 14:06 “Mposhtëm SHBA-në”, Teherani i hedh benzinë zjarrit!
- 14:00 Djali i ish Presidentit Hashim Thaçi takon Edi Ramën: Faleminderit për mbështetjen ndaj UÇK-së
- 14:00 Të shtëna me armë pranë Ambasadës Amerikane në Bejrut, ndërhyn ushtria
- 13:52 BE merr masa për të forcuar Europol-in kundër krimit dixhital dhe ndërkufitar