Antikorrupsioni, Ardian Dvorani mes 12 personave të vlerësuar nga DASH
Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpërndarë çmimet ndërkombëtare për Antikorrupsionin dhe Transparencën për 12 personalitete në botë, mes të cilëve ish-kreu i KED, Ardian Dvorani. Sipas DASH, Ardian Dvorani është një figurë kyçe e reformës së sistemit gjyqësor në Shqipëri.
DASH nënvijëzon se gjyqtari Ardian Dvorani ka zhvilluar mekanizma për të reduktuar influencën e krimit në politikë dhe në sistemin e drejtësisë, hapa të cilat ndihmojnë në vendimin për hapjen e negociatave dhe procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Dvorani ishte gjithashtu një anëtar kryesor në grupin e eksperteve të cilët ndërtuan vizionin dhe masat gjyqësorë për reformën e drejtësisë në Shqipëri, duke ndihmuar kështu në luftën kundër korrupsionit. Kontributi i tij u bë shkak për formimin e trupit të ri antikorrupsion në Shqipëri, Strukturës së Posaçme Antikorrupsion ose SPAK, bëhet me dije në njoftimin e DASH.
“Korrupsioni është një problem mbarëkombëtar që kërkon një zgjidhje ndërkombëtare. Sipas studimit të kryer nga Kombet e Bashkuara në 2018, 1 trilion dollarë paguhen çdo vit për ryshfete, ndërsa rreth 2.6 trilionë dollarë vidhen si pasojë e korrupsionit. Kjo vlerë është e barasvlershme me 5 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto apo GDP-së globale.
Për të vërtetuar përkushtimin tonë të vazhdueshëm ndaj kësaj çështjeje, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony J. Blinken bëri të mundur Çmimin Ndërkombëtar të Kampionëve Anti-Korrupsion, i cili vë në dukje individë që shfaqin aftësi drejtuese, kurajë dhe ndikim në parandalimin, demaskimin dhe luftimin e korrupsionit. Ky çmim çon më tutje mbështetjen tonë për liderët dhe novatorët antikorrupsion që luftojnë për transparencë, drejtësi dhe lirinë e shtypit”, thotë DASH.
Lexoni gjithashtu:
Vlerësimi i DASH, Rama: Dvorani u godit se nuk iu dorëzua presionit
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet