Ministri grek i Shtetit: Çështja Beleri nuk është vetëm dy palëshe, por evropiane
Ministri i Shtetit në Greqi, Savros Papastavrou, deklaroi këtë të hënë se ndalimi i vazhdueshëm për të bërë betimin nga pala shqiptare i Fredi Belerit, nuk është vetëm një çështje dypalëshe, por një çështje evropiane.
“Çështja e Belerit është thelbësisht evropiane, jo dypalëshe. Ajo sillet rreth respektimit të shtetit të së drejtës,” tha Papastavrou në një intervistë për radion Skai.
Papastavrou nënvizoi se nëse Bleri nuk do të ishte pjesëtar i minoritetit grek, atëherë Athina zyrtare nuk do të kishte të njëjtin nivel interesi.
“Nëse Beleri nuk do të ishte anëtar i minoritetit etnik grek apo ndonjë minoriteti, është e qartë se Greqia mund të mos kishte shprehur të njëjtin nivel interesi. Megjithatë, për sa i përket BE-së, kjo duhet parë si një çështje evropiane. Nëse një autoritet ekzekutiv në çdo shtet ka aftësinë të refuzojë të betohet dikë, bazuar vetëm në preferencat personale, kjo përbën një problem për Evropën”, tha ai.
Ministri grek, i cili javën e kaluar vizitoi Belerin në burg, la të kuptohet se mungesa e progresit në këtë çështje mund të ketë pasoja në aspiratat e Shqipërisë për anëtarësim në BE.
“Është e qartë se Greqia mbështet vazhdimisht dhe në mënyrë të palëkundur perspektivën e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor,” tha Papastavrou, duke vënë në dukje se kryeministri Kyriakos Mitsotakis përsëriti mbështetjen e Athinës në Samitin e Procesit të Berlinit të mbajtur në Tiranë muajin e kaluar.
“Ne të gjithë përfitojmë nga perspektiva evropiane e Shqipërisë, veçanërisht pakica kombëtare greke. Megjithatë, kjo rrugë integruese ka disa kushte dhe kritere”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta