Berisha: Pse Rama po pengon ngritjen e Komisioneve Hetimore
Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti këtë të hënë një deklaratë për mediat, ku hodhi akuza ndaj qeverisë për pengim të paligjshëm të ngritjes së komisioneve hetimore.
Berisha tha se kryeministri refuzon në mënyrë kategorike Komisionin Hetimor sepse e di që i fluturon mandati menjëherë.
Sipas tij pushtetit i kreut të qeverisë është përdorur për pasurim personal.
Gjithashtu Berisha vijoi me akuzat e vajza e bashkëshortes së kryeministrit ka përfituar fonde në mënyrë të paligjshme nga buxheti i shtetit.
Pjesë nga deklarata e Berishës:
Pas dënimeve të njëpasnjëshme që i kanë bërë mediat në radhë të parë, dënimet që i kam bërë unë dhe opozita, në prill paraqiten dokumente dhe kompania ‘I Riu’ në të cilën kompania ‘51N4E’, kishte 50% të aksioneve shkëputet përfundimisht nga kompania belge dhe del e veçantë.
Pra kompania ‘I Riu’, 50% të aksioneve i kishte Gent Agolli, 50% të aksioneve i kishte kompania ‘51N4E’.
Bëhen pra ndryshime për të zhdukur gjurmë.
Le të pyes pak Edi Ramën dhe çdo qytetar të pyesë? Pse u bënë këto ndryshime pas një breshërie denoncimesh.
Nëse nuk kishte konflikt interesi, çfarë i shtyu këto ndryshime.
I shtyu vetëm e vetëm denoncimi i vazhdueshëm që kemi bërë këtu, që kanë dhe mediat, për implikimin direkt, shfrytëzimin direkt të pushtetit të thjeshtrit të parë nga thjeshtra e parë.
Janë nga Thesari, me dhjetëra e dhjetëra pagesa.
Por mos harroni. Këto janë vetëm fondet, tenderat publikë.
Akoma më të shumë janë tenderat që ka fituar, gjithmonë fituesja kompania ‘51N4E’, ku kryezhurist është thjeshtri i parë.
Imagjinoni ju tani për të cilin flitet rëndon se merr 20%, por ajo është një punë tjetër, por problemi është se këto konkurse që zhvillohen gjoja për kullat simbol korrupsioni dhe droge, këto i fiton në tërësi kjo kompani.
Kompanitë e tjera nuk ekzistojnë, as shqiptare dhe as të huaja. Kjo do të thotë se kjo kompani dikton dhe lejet e ndërtimit.
Do të thotë se konflikti i interesit për shkak të pranisë së thjeshtrit të parë si kryetar jurie, shtrihet në këtë rast edhe në sektorin privat.
Besoj se këto dokumente faktojnë në mënyrë të pakundërshtueshme se Edi Rama bëri një mashtrim publik të dënueshëm se në datën 24 nëntor, tha se kurrë kush nga familja e tij nuk kishte përfituar fonde publike.
Së dyti, këto dokumente dhe fakte tregojnë se pse Edi Rama mohon të drejtën themelore kushtetuese të deputetëve të opozitës për ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar.
Kjo sepse ky komision do të tregojë se si është shfrytëzuar pusheti i thjeshtrit për tu pasuruar vajza e familjes.
Në lidhin e konfliktit të interesit, neni 24; familje e ngushtë quhet, bashkëshortet, partneret, bashkëjetuesit, fëmijët e tyre dhe prindërit.
Rama dhe zonja Rama nuk janë bashkëjetues, por me kurorë të martuar. Fëmijët e të dyve janë fëmijët e kësaj familje në përputhjeje me ligjin. Ndaj dhe Edi Rama e refuzon në mënyrë kategorike komisionin sepse e di që i fluturon mandati menjëherë.
Pushtetit është përdorur për pasurim personal.
Imagjinoni këtu, mban të burgosur politik, një person si armik të tij i cili e ka denoncuar Ramën me qindra, qindra herë për vjedhjet, abuzimet dhe shpërdorimet me firmën e tij, e mban të burgosur politik, sepse ai ka marrë 410 metra katrorë tokë nga 1 miliardë e 577 milionë e 400 mijë katrorë tokë që i është kthyer apo kompensuar pronarëve. Dhe ai e ka marrë tokën në përputhje me ligjin.
Pra ky është Edi Rama dhe ky është standardi i tij. Asnjë njeri thotë nga ne, nuk ka marrë fonde publike.
Të vijë të ulemi bashkë. Unë jam ish-kryeministër, ai është kryeministër. Tu tregojmë shqiptarëve se sa kanë marrë nga fondet publike familjet e Sali Berishës dhe familjes së Edi Ramës.
Nëse ulemi ballë për ballë, ai del hajduti më i madh në historinë e këtij vendi.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta