Bie vlerësimi i shqiptarëve tek qeveria sa i takon menaxhimit në shëndetësi

23 Shkurt 2021 | 19:34

Qeveria shqiptare ka pësuar rënie në vlerësimin e qytetarëve sa i takon menaxhimit në sektorin e shëndetësisë në kohë pandemie. Këtë perceptim e zbuloi sondazhi i dytë kombëtar i radhës i kryer për Euronews Albania nga kompania prestigjioze MRB.

Në sondazhin e dytë, 55.9 % e shqiptarëve i kanë dhënë qeverisë notë pozitive, nga ku 14.3 % shumë pozitive dhe 41.6 % disi pozitive.

Ajo që vihet re është se sondazhi i radhës vëren se mbështetja dhe vlerësimi për qeverinë ka një rënie në krahasim me të dhënat e sondazhit të parë. Përkatësisht tek vlerësimet pozitive në matjen e dytë, ka një zbritja nga 63.9% në 55.9%, pra një diferencë zbritëse prej 8%.

Gjithashtu në këtë pikë, 44.2 % e të pyeturve kanë dhënë vlerësim negativ, prej të cilëve 21.5 % i kanë vlerësuar ato si disi negative dhe 22.7% shumë negative. Edhe në këtë pjesë vërehet rritje e vlerësimit negativ prej 8.1%, në krahasim me sondazhin e parë të publikuar në Euronews Albania. 

Metodologjia

Sondazhi i kombëtar i Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze MRB zhvilloi 1,600 intervista ballë për ballë me persona me të drejtë vote (mbi 18 vjeç) në 12 zona elektorale urbane dhe rurale nga 25 janari deri më 12 shkurt.

Nga të intervistuarit, diçka më shumë se gjysma ishin femra (51%).

Preferenca për koalicionet, performancën e qeverisë dhe opozitës, si dhe prirja e votës ishin disa nga tematikat kryesore që u morën nën analizë, rreth dy muaj para zgjedhjeve të përgjithshme në vend.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021