Kryeministri suedez dënon thirrjet e ekstremit të djathtë për shkatërrimin e xhamive
Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, i ka dënuar të hënën komentet e liderit të partisë së ekstremit të djathtë të Suedisë, i cili bëri thirrje për rrënimin e disa xhamive.
Lideri i Demokratëve Suedezë (SD), Jimmie Akesson, bëri thirrje që disa xhami të konfiskohen dhe të bëhen rrafsh me tokë gjatë një fjalimi në konferencën vjetore të partisë të shtunën.
“Ne duhet të fillojmë t’i konfiskojmë dhe t’i rrafshojmë xhamitë ku propaganda anti-demokratike, anti-suedeze, anti-semitike dhe homofobe, apo dezinformimi i përgjithshëm, po përhapen”, tha Akesson.
Kristersson, koalicioni qeveritar i të cilit nuk përfshin SD-në por varet nga mbështetja e saj, e kritikoi Akessonin për mungesë respekti.
“Mendoj se kjo është një mënyrë e të shprehurit pa respekt, një mënyrë polarizuese e të shprehurit”, tha Kristersson për transmetuesin SVT.
“Kjo nuk është ajo që Suedia përfaqëson në botë”, shtoi ai.
Fjalimi i Akessonit shkaktoi zemërim në Suedi dhe jashtë saj, si dhe e detyroi Kristerssonin ta bëjë një deklaratë në rrjetin social X, ku e përsëriti “të drejtën kushtetuese për lirinë fetare” në Suedi.
“Në Suedi, ne nuk i shkatërrojmë vendet e lutjeve. Si shoqëri, ne duhet ta luftojmë ekstremizmin e dhunshëm pavarësisht arsyeve të tij – por ne do ta bëjmë këtë brenda kornizës ligjore dhe demokratike”, shkroi ai.
Në Suedi, anëtarësimi i së cilës në NATO duhet të ratifikohet nga Hungaria dhe vendi me shumicë myslimane, Turqia, kanë ndodhur disa incidente të cilat kanë shkaktuar tensione me vendet e Lindjes së Mesme këtë vit.
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
BE u jep bizneseve më shumë kohë për të ulur prodhimin e tyre të karbonit, zbulohet kushti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona