OBSH zbulon shifrën tronditëse, ja sa vdekje ndikohen vetëm nga ndotja
Ndryshimet klimatike po shkaktojnë dëme në shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve kudo në botë. Ekspertët referojnë se ndikimet e klimës janë në shumë dimesione, duke nisur nga, lëndimet dhe vdekjet si pasojë e ngjarjeve ekstreme klimatike, rritja e përhapjes së sëmundjeve të transmetuara nga vektorët, rritja e sëmundjeve kardiovaskulare nga ngrohja ekstreme, sëmundjet e mushkërive nga ndotja e ajrit, pasiguria ushqimore, rritja e rrisqeve për shëndetin mendor dhe mirëqenien, migrimin dhe konfliktin.
Tashmë është e faktuar se impaktet e klimës në shëndetin e njeriut janë të pashmangshme, duke bërë që në vitin 2019, rrisqet shëndetësore të ndjeshme ndaj klimës zënë 69.9% të vdekjeve globale
Ndotja e ajrit vlerësohet si një nga rreziqet më të mëdha mjedisore për shëndetin. Ndërthurja e ndotjes ambientale me ndotjen në mjediset e brendshme në banesa shkakton rreth 7 milionë vdekje të parakohshme në vit nga sëmundjet ishemike të zemrës, goditjet në tru, kanceri i mushkërive dhe sëmundjet respiratore si astma dhe pneumoni..
Në prag të konferencës së 28-të për Ndryshimet Klimatike të OKB-së, OBSH ka publikuar “Rishikimin e vitit 2023 të shëndetit në kontributet e përcaktuara kombëtare dhe strategjitë afatgjata”, duke theksuar veprimet e nevojshme për të siguruar që shëndeti i njerëzve të jetë plotësisht i prioritetizuar dhe i integruar në planet kombëtare për të luftuar ndryshimet klimatike.
Për të siguruar një përgjigje të drejtë dhe efektive ndaj ndryshimeve klimatike, OBSH kërkon që mekanizmat e financimit klimatik të caktojnë më shumë fonde për politika dhe iniciativa që synojnë të mbrojnë ose përmirësojnë shëndetin njerëzor.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor