Inteligjenca amerikane dhe Izraelite “zbarkojnë” në Katar
Inteligjenca amerikane dhe izraelite kanë shkuar në Katar, për bisedimet për zgjatjen e armëpushimit në Gaza.
Sipas mediave të huaja, Katari ka bërë thirrje të herëpashershme për zgjatjen e armëpushimit në Gaza.
Tani kryeministri i Katarit është takuar me zyrtarë të inteligjencës izraelite dhe amerikane për të “folur mbi përparimin” e bërë nga zgjatja e parë 48-orëshe, i tha Reuters një burim i informuar për vizitën.
Drejtorët e CIA-s dhe Mossad-it të Izraelit janë në kryeqytetin e Katarit, Doha, së bashku me zyrtarët egjiptianë, për të hapur fazën tjetër të një marrëveshjeje të mundshme.
Çdo marrëveshje e re do të varet pjesërisht nga aftësia e Hamasit për të vazhduar lirimin e pengjeve, por Katari ka thënë se nuk mund të vërtetojë se sa prej tyre mbeten në duart e tyre, përtej 20 të caktuarve që do të lirohen sot dhe nesër.
LEXONI GJITHASHTU:
Kina: Do të marrim masa për shtetëzimin e British Steel nga Mbretëria e Bashkuar
Më shumë se 100 shtëpi të shkatërruara nga zjarri masiv në Norvegji
SHBA përforcon flotën e avionëve që furnizohen me karburant në Izrael
- 14:15 Aksident në aksin Pogradec-Korçë, plagosen dy persona (VIDEO)
- 14:02 Kina: Do të marrim masa për shtetëzimin e British Steel nga Mbretëria e Bashkuar
- 13:52 Më shumë se 100 shtëpi të shkatërruara nga zjarri masiv në Norvegji
- 13:43 SHBA përforcon flotën e avionëve që furnizohen me karburant në Izrael
- 13:32 Urdhrat e vonuara dhe konfuzioni ngadalësuan reagimin e ushtrisë venezueliane ndaj tërmeteve
- 13:18 Mbi 5,000 të vdekur nga tërmetet në Venezuelë, FMN shpërndan 346 milionë fonde për rindërtim