Kishin ardhur nga Gostivari për festimet, përfshihet në aksident autobusi me nxënës
28 Nëntor 2023 |
16:23
Një autobuz me targa të Gostivarit, i cili transportonte nxënës shqiptarë nga Maqedonia e Veriut për të marrë pjesë në Festat Kombëtare të 28 dhe 29 Nëntorit në Vlorë e Tiranë, është përfshirë në një aksident.
Bëhet me dije se një autoveturë është përplasur me autobuzin në vendin e quajtur “Kthesat e Murrashit”, pak kilometra në dalje të qytetit të Librazhdit.
Sipas informacioneve paraprake raportohet vetëm për dëme materiale dhe fatmirësisht nuk ka asnjë nxënës të lënduar.
Ende nuk janë të qarta rrethanat e aksidentit, por paraprakisht dyshohet se moti me reshje të dendura dhe mjegull mund të ketë qenë një ndër shkaqet që ka shkaktuar aksidentin.
Ndërkohë në vendin e aksidentit ka shkuar policia dhe autoambulanca.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta