Kriset marrëdhënia Barcelona-Xavi, katalanasit kritika për humbjen e kreut
Aventura e Xavi Hernandez në krye të Barcelonës mund të përfundojë më shpejt nga ç’pritej, kjo për faktin se marrëdhënia mes palëve është krisur.
Sipas asaj që raportohet në mediat gjermane, drejtori Deco ka pakënaqësi ndaj ish-yllit të mesfushës së kësaj skuadre, për faktin se ka humbur terren në tabelën e klasifikimit. Aktualisht Barcelona renditet e katërta në kampionat, vetëm pak javë më parë ishte kryesuese, gjë që konfirmon rënien e lirë.
Deco i ka komunikuar Xavit se nuk ka autoritet ndaj lojtarëve, ndaj ky fenomen po e dëmton ekipin. Në këtë situatë, është kontaktuar Hansi Flick, ish trajneri i Gjermanisë dhe Bayernit, me këta të fundit të cilët fitoi tripletën e famshme.
Sport Doicland ka publikuar lajmin se trajneri gjerman është kontaktuar nga Barcelona, ndërsa pritet që në ditët në vijim të ketë një akord mes palëve, në rast se Xavi dështon.
Në 14 javë Barcelona ka grumbulluar 9 fitore, 4 barazime dhe 1 humbje, konkretisht qëndron në vendin e katërt në tabelë, ndërsa javën e ardhshme përballet me Atleticon e Madridit, ku fitorja është opsioni i vetëm.
LEXONI GJITASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta