Barcelona gati yjet e rinj, 17-vjeçari shënon në debutim dhe i jep fitoren

23 Tetor 2023 | 15:53

Në 10 javë kampionat, Barcelona ende nuk di të humbasë, teksa në fundjavë mposhti Athletic Bilbaon me rezultatin 1-0. Me disa mungesa, mes tyre dhe bomberin Leëandoëski i cili vuan një dëmtim në kyç, blaugranët e patën të vështirë ndaj baskëve, por guximi i Xavit solli fitoren e 7-të në ligë.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën skuadrat u shfaqën më kërkuese, por goli do të vinte nga Marc Guiu, 17-vjeçari i cili erdhi nga stoli. Pas një asisti nga Felix, i riu u ballafaqua me Unai Simon duke mposhtur këtë të fundit, e vulosur triumfin për të tijët, ndërsa mori dhe përgëzimet e trajnerit Xavi.

“Mendova që ta hedh në fushë duke e ditur talentin e tij, nuhatjen e tij për golin. Personalisht është një lojtar që më pëlqen shumë. Nuk kam asnjë problem tu besoj talenteve të akademisë. Përkundrazi jam shumë i lumtur që u besoj të rinjve që dalin nga shtëpia jonë. Kujtoj se dhe unë kur isha 17-18 vjeç më dhanë besim dhe unë dua ta bëj me të rinjtë tanë”, tha Xavi pas ndeshjes.

17 vjeç e 291 ditë, Guiu bëhet lojtari më i ri që ka debutuar me gol për Barcelonën në La Liga në shekullin e 21-të.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026