Broja sërish i lënduar, shqetësimet në gju e lënë jashtë derbit

21 Tetor 2023 | 15:51

Armando Broja nuk është ende në gjendjen e tij më të mirë dhe për këtë arsye nuk u përfshi në listën e trajnerit Pochettino për ndeshjen e së shtunës kundër Arsenalit.

Sulmuesi shqiptar ka një irritim në gjurin e majtë, çka po e pengon të zbresë në fushën e blertë.

Ishte vet trajneri i Chelsea që tregoi për shqetësimin e Brojës, i cili sapo është rikthyer nga një tjetër dëmtim që e mbajti gjatë jashtë fushës.

Por ky konfirmim që vjen nga Londra mund të ulë edhe debatet në Tiranë për përfshirjen e 22-vjeçarit me Kombëtaren Shqiptare.

Mosaktivizimii  tij në ndeshjen kundër Çekisë dhe largimi gjatë përgatitjeve për miqësoren ndaj Bullgarisë u interpretuan si një krisje e raporteve të Brojës me trajnerin Sylvinho.

Gjithsesi, edhe tekniku Brazilian ka konfirmuar më herët se shkak për mos aktivizimin e sulmuesit u bënë shqetësimet e tij me gjurin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026